Politikë

Kryemadhi: Kam kaluar Covid-19 pa asnjë simptomë, mjekët ma thanë kur u operova

Kryemadhi: Kam kaluar Covid-19 pa asnjë simptomë, mjekët ma

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë një ndër personat që ka kundërshtuar masat anti-Covid, ka bërë thirrje për moszbatimin e tyre, madje edhe është gjobitur dy herë. Por mbrëmjen e sotme ka zbuluar përmes emisionit “Open” ku ishte e ftuar se e ka kaluar Covid 19, por nuk pa pasur asnjë simptomë.

Ajo u shpreh se ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 kur ka kryer operacionin e bajameve, ndërsa shtoi se është e vetmja në familje që ka kaluar virusin.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar Covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin”, u shpreh Kryemadhi.