Kryemadhi në SHBA, Berisha në Gjermani, marrin leje për të mos u paraqitur në SPAK

E Hënë 3 Shkurt 2025, 13:12
TiranaPost
Monika Kryemadhi kishte detyrim të paraqitej në SPAK sot në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”, por nuk do të paraqitet.
Gjatë javës së shkuar SPAK ka miratuar kërkesën e Kryemadhit për të mos u paraqitur, për shkak të një udhëtimi të saj në SHBA.
Po sot në SPAK, duhet të paraqitej edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ashtu, ka marrë leje në SPAK para një jave për të mos u paraqitur për shkak të pranisë së tij në kongresin e CDU në Gjermani