Politikë

Kryemadhi pas takimit me Bashën thotë se Edi Rama shkatërroi ekonominë me izolimin

Kryemadhi pas takimit me Bashën thotë se Edi Rama shkatërroi

Edhe pse të gjithë ishin dakord dhe u vetkarantinuan, tani që gjërat jamë më të qarta ka zëra edhe nga ekspertë nëpër botë se izolimi qe një gabim, por që askush nuk e dinte.

Këtë javë kryetarja e LSA Kryemadhi ka qenë aktive me takime. Me Bashën sot tha se ka folur për pandeminë ekonomike dhe e quan Ramën kryemashtrues, favorizues të trafikantëve dhe se po tenton të legalizojë kanabisin për ta.

Monika Kryemadhi:

Si gjithmonë Rama është kryemashtruesi qesharak. Kjo ka vënë në pozitë të vështirë ambasadorin e BE, që foli për nismën nga zyrat e BE duke bërë sikur ishte dakordësuar e konsultuar me ta. Ai mendon se varfëria e shqiptarëve kalon përmes drogës. Ai do të legalizojë drogën për të favorizuar kriminelët. Legalizimi është veçse një nga skandalet e radhës dhe një nga shashkat e Ramës se nuk do që njerëzit mediat të tregojnë situatën ekonomike. Shumë shpejt njerëzit nuk do kenë bukë për të ngrënë.

Basha ka qenë dje në takime, por dhe ne kemi pasur takimet tona. Njerëzit presin mënyra kontakti për të qarë hallet se çdo shqiptar është në ditën më të zezë ekomomike. Ajo që instaloi Rama u kthye në pandemi ekonomike. Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme mënyrë të zgjidhjes së kësaj situate për ti dhënë hapësira po themi rifuqizimit të ekonmisë shqiptare, mundësi për bizneset që janë në ditët më të vështira se asnjëherë. Do kemi takime të përditshme nëpër rrethe me qytetarët. Jemi në situatë alarmante, ekonomia është shkatërruar. Platforma jonë është për fuqizimin e ekonomisë.