Kryemadhi për ish-ministren Xhaçka: Karma is a bitch Olta
E Enjte 11 Prill 2024, 15:45
TiranaPost
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi foli në Kuvend për akuzat ndaj Olta Xhaçkës.
“Më vjen keq që ne gratë bëhemi mish për top për burrat, por ‘karma is bitch’ Olta. Sot pas 34 vitesh gjendemi akoma në një regjim hibrid gjysmë demokratike. Nga një vend hibrid po shkojmë drejt një vendi autoritar. Drejtësia funksionon me regji dhe Olta Xhaçka është pjesë e regjisë.
I duhet mazhorancës ushqim për opinion publik që të largohet vëmendja nga inceneratorët, fondet e IPARD, tha Kryemadhi.