Politikë

Kryeministri Rama live pas pamjeve tronditëse në Morg dhe akuzave të PD për fshehjen e numrit të të vdekurve nga Covid

Kryeministri Rama live pas pamjeve tronditëse në Morg dhe akuzave

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot përpara mediave nga ku po i përgjigjet  akuzave të rënda të PD për fshehjen e numrit të të vdekurve nga Covid.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh i keqardhur që dalja e tij sot ishte e provokuar, teksa shumica e popullit bëjnë më të mirën e tyre një pakicë e dukshme shan.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

Të dashur bashkëqytetare dhe bashkëqytetar, motra dhe vëllezer, vendosa t’ju drejtohem sot me këtë fjalë duke iu parë të gjithëve drejt e në sy, pa dallim, si njëri prej jush, si shqiptar mes shqiptarësh, që ndryshe nga të gjithë ju dhe falë jush të gjithëve, kam nderin e pashoq dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të punëve të vendit në kohën e një sprove kaq të pashembullt sa përballja me kërcënimin ndaj shëndetit dhe vetë jetës sonë.

Kjo është nje sprovë e përbotshme e cila prej 9 muajsh po sfidon egërsisht të gjitha shtetet, sistemet shëndetësore, njerëzit pa dallim kombësie dhe shtrese shoqerore. Kjo është një sprovë e jashtëzakonshme për shkencën, mjekësinë, politikën, qeverisjen patjetër dhe mediat sigurisht, por mbi të gjitha kjo është një sprovë për karaterin e kombeve, shoqërive dhe individëve, pavarësisht gjuhës, gjinisë apo bindjeve e opinioneve të ndryshme.

Këtë sprovë, ashtu si dhe sprovën e përballimit me pasojat e rënda të tërmetit të një viti më parë, ne shqiptarët nuk e kemi zgjedhur por jemi të sfiduar për ta përballuar me forcën e karakterit tonë.

Askush nuk fajësohet pse vendi e populli goditet nga tërmeti apo pandemia. Por mënyra e reagimit ndaj goditjeve të tilla tregon se kush jemi secili prej nesh, si njerëz, si qytetarë, si bashkësi e gjendur nën agresionin e një fuqie jashtë nesh. Tërmeti godet fort në një kohë tejet te shkurtër dhe le pas pasoja për një kohë të gjatë prove të rimëkëmbjes, ndërsa virusi godet nga pak por në një kohë të tejzgjatur dhe pasojat sprovojnë përditë e përditë rezistencën tonë si qytetarë dhe si bashkësi.

Por në të dyja rastet del në pah karakteri ynë jo vetëm si popull dhe si familjarë, por dhe si zëdhënës i publikut, në media e në politikë por edhe si udhëheqës gjithashtu.

Unë jam sinqerisht krenar për sesi ne si popull kemi reaguar në të dyja rastet dhe për sesi njerëzit në shumicën e tyre dërrmuese janë bashkuar, qoftë duke ndihmuar fatkeqët e 26 nëntorit të shkuar, qoftë duke bërë pjesën e tyre të sakrificës në këta muaj kaq të gjatë përballje me virusin qe po sprovon mbarë botën, ashtu sikundër jam shumë krenar si kryeministër se si forcat e këtij shteti janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë që nga mijëra djem e vajza, gra e burra të Forcave të Armatosura, të forcave të policisë, te Urgjencës Kombëtare dhe Strukturave Civile, pas goditjes nga termeti, deri tek forcat e sistemit tonë shëndetësor, që nga bluzat e bardha në vijën e parë të zjarrit e deri tek cdo mjek familje, pa harruar edhe ministrinë tonë të Shëndetësisë dhe ministren tonë të Shëndetësisë gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë nën goditjen e armikut të padukshëm. Por gjithashtu jam shumë i keqardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga krejt e kundërta e karakterit rë fortë dhe virtyteve që e kanë karakterizuar përballjen shqiptare me dy të këqijat e mëdha përgjatë një viti të tërë. Tëksa shumica e popullit bën më të mirën e vet në këto kushte kaq sfiduese, një pjesë tjetër, një pakicë e zhurmshme, qendron mënjanë, bën sehir, shan, akuzon, gjuan përditë me gurë në drejtim të kujt rri pa gjumë, shërben, sakrifikon cdo ditë në frontin e kësaj lufte të pambarimtë nervash, që nga ata që u shërbejnë në kokë të sëmurëve, për të shpëtuar sa më shumë jetë nga kthetrat e këtij virusi të pabesë deri tek ata që ndihmojnë këtë luftë nga cdo pozicion ku kontribuojnë. Hiqmëni mua nga kjo radhë e gjatë njerezish, që po bëjnë të pamundurën. Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën dhe për pështymat që marr përditë prej pakicës së zhurmshme. As nuk do të ankohem ndonjëherë për veten, sepse mua personalisht të sharat e panumërta, besojeni ose jo më bëjnë thjesht më të fortë dhe realisht më japin më shumë energji për t’i udhëhequr betejat tona në cdo fushë.

Thonë që nuk i dua kritikat dhe mendoj se kam gjithmonë të drejtë. Është thjesht e pavërtetë por sifoqoftë ka një ndryshim të madh si dita me natën mes kritikave e sharjeve dhe shpifjeve. Këto të fundit mua ma ndezin gjakun, mbase më shumë sec duhet kur më duhet të përballem me publikisht me sharësit e me shpifësit. Shumëkush ma quan arrogancë, nuk e di, ndoshta. Por ndoshta duhet ta shohin edhe si shprehje të pasionit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim e pa orar, pasioni të madh për Shqipërinë që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për gjithë fëmijët tanë. Ne mund të kemi opinione të ndryshme për punën dhe ngjarjet, kjo quhet demokraci. Por të shash dhe të shpifësh nuk është as cështje opinionesh të ndryshme dhe as lulëzim i demokracisë. Patjetër që edhe në mes të një lufte si kjo, mund te kemi opinione të ndryshme për shumëcka por ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve, apo fatkopërisht të bëjmë politikë deri dhe me inskenime fotografike nga morgu i spitalit. Kjo nuk është më demokratike por është haptazi jo njerëzore. Patjetër në mes të një lufte si kjo, mund të sfidohet jo qeveria po e po, por edhe ekspertiza e komisionit shkencor të venë në dispozicion me armikun e padukshëm por nuk mundet që deri dhe Presidenti i Republikës të krijojë komitetin e tij alternativ, edhe opozita të krijojë komitetet e veta alternative ku njëri komitet thotë qeveria të blejë maskat për cdo qytetar që të mbrohet nga virusi ndërsa komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston dhe qytetarët të shkojnë në kisha e xhamia për t’u lutue kunder qeverisë. Kjo nuk është demokratike por është haptazi papërgjegjshmëri jo njerëzore. Patjetër që në mes të një lufte si kjo, ne mund të ndahemi për rrugën sesi duhet mbështetur ekonomia, kjo madje mund të ishte e shëndetëshme nëse sharjet dhe shpifjet nuk do shoqëronin në vend të argumentave cdo plan alternativ me 3, 5 apo me 7x7 pika. Por ne nuk mund të jemi rasti unikal në Europë ku qeveria lufton orë e cast kundër covidit për të mbrojtur cdo jetë shqiptare, dhe opozita, bashkë me presidentit bëjnë aleancë me covidin pqr të rrëzuar qeverinë duke nxitur panikun e  ushqyer ankthin, pasigurinë, frikën, në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit. Kjo nuk është as demokratike dhe as shqiptare por qshtë haptazi jo njerëzore. Ashtu sic nuk është as demokratike, as shqiotare por haptazi jo njerëzore, që në kulmin e kësaj kuftë kur vala e dytë po trondit mbarë botën, me rritjen e rrufeshme të numrit të të infektuarve, të bësh politikë me lajme të rreme, deri edhe për të vdekurit. Sot kur pesha e ngarkesës shëndetësore të cdo shteti po arrin në kufijtë e të paperballushmes dhe barra mbi shpatullat e mjekëve dhe infermierëve po prek kufijtë e mbinjerëzores, të dalësh e t’i thuash popullit që qeveria po fsheh numrin e të vdekurve, do të thotë të kapërcesh kufijtë e demokracisë, madje cdo kufi të luftës më të çartur për pushtet. Kjo është brutalisht çnjerëzore. Si mund të arrihet deri këtu, sado i dobët qoftë karakteri i lidershipit politik. Si mundet të ngacmohet deri në këtë pikë psiqika e një populli nën agresionin e një sëmundje që kërcënon njerëzit e dashur në çdo familje?! Si mund të cënohet deri në këtë farë feje integriteti njerëzor, jo thjesht profesional, i një armate të tërë njerëzish që prej 9 muajsh, nanë të detyruar të hrrojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, për t’u qendruar te koka, familjeve, fëmijëve, prindërve të çdonjërit prej nesh. Si mundet të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë harbutërisht qenien njerëzore brenda saj dhe të provokojë deri në palcë çdo familje që në këtë kohë të mallkuar, fatkeqësisht ka humbur një të dashurin e vet, e të fusë tmerrin në çdo familje që ka dikë të prëkur nga ky virus vrastar. Si mundet të flihet më gjumë, pasi ke arritur të nxjerrësh nga goja një të tillë makabritet duke trajtuar një popull të tërë si një fuqi te verbër, e cila duhet nxitur deri në fund drejt hakmarrjes ndaj atyre, që sipas kësaj pandehme çnjerëzore, përdorkan pushtetin për të manipuluar numrin e të vdekurve. Ky nuk është karakteri i ketij vendi.  Ky nuk është karakteri i këtij populli. Ky nuk eshtë as karakteri i politikës në vetvete dhe asesi karakteri i shumicës që qeveris sot këtë vend.

Ky është një manifestim ekstrem i atij lloji karakteresh të dobëta që në krejt historinë tonë kanë bërë dëme të mëdha në kohëra vendimtare dhe e kanë penguar Shqipërinë dhe popullin shqiptar të marrë frymë lirisht, duke u shfaqur gjithnjë në momentin dhe në vendin e gabuar me të gjithë papërgjegjshmërinë e dobësisë së tyre. S’ka më turp se kaq.

S’ka më turp se kaq. Megjithatë edhe këtë nuk e thua dot më sepse në fakt, në këtë pikë nuk është dot më e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë akoma paturpësia ndaj vendit e ndaj njerëzve të këtij vendi. Po pse çfarë janë ata që humbasin jetën në spitalet covid? Vota që humbasin gjatë numërimit kur bëhen zgjedhjet në Partinë Demokratike apo kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen nga Gjiri i Lalzit drejt burimeve mediatike?

Po pse kush janë mjekët e vijës se zjarrit, në këtë luftë për jetë a vdekje, anëtarët e komitetit të Nishanit që u mblodhën për të zhdukur nga lista për deputet djalin e Fariut? Apo këshilltarët e presidencës që shpërndajnë si zogjtë e korbit nëpër botë, lajme të rreme për Shqipërinë. Mos vallë profesorët me bluza të bardha të cilët prej vite e vitesh firmosin çdo kartelë mjekësore të pacientëve që fatkeqësisht humbin jetën në spital, janë njësoj si akuzuesi i tyre që mohon edhe firmën e vet pasi financon fushatën e partisë që nuk dihet nga vijnë?! Apo mos vallë te vdekurit në spital mund të treten në ajër si ata të shkretët në videon e humbur të masakrës së Krushes për të cilën i akuzuari nga dëshmitarët, di vetëm të shajë e të akuzojë vetë dëshmitarët. Apo ndoshta viktimat e kovidit mund të fshihen siç u fshinë serverat e videove të sigurisë së kryeministrisë të nesërmen e 21 janarit. Kanti thoshte se kush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte po të ishte në vendin tënd. Dhe karakteret e dobëta që dallohen qartë ndër të tjera, kur akuzojnë pa asnjë provë të tjerët, janë vërtet në gjendje ta bëjnë vetë  pikërisht atë për të cilën akuzojnë të tjerët. Pak rendësi ka pastaj nëse bëhet fjalë për të manipuluar një formular zgjedhjesh në parti, per të tretur një kasetë kundër njerëzimit apo fasifikuar një listë personash të vdekur në spital. Por për fat të mirë nuk ka asnjë mundësi teorike e jo më praktike që qeveria të fshehë numrin e viktimavë në spital. Ashtu sikundër nuk ka, asnjë parti normale politike në planet që të përcaktojë diagnozën e pacientëve qe humbin jetën në spital dhe të ngrejë akuza që ngrejnë edhe të vdekurit nga varri. Diagnoza e pacientëve është përgjegjësi jo vetëm profesionale por edhe ligjore e cdo mjeku në spitalet tona, ashtu sic është edhe akuza për fshehjen e vdekjeve, jo vetëm papërgjegjshmëri politike qytëtare por edhe dobësi e frikshme e karakterit të kësaj opozite. Nuk është hera e parë por  është thjesht kulmimi i një serie rastesh të përsëritura qysh në fillimin e kësaj luftë që kjo opozitë që harbutërinë verbale e ka po aq të madhe sa dobësi ë karakteriale ngre akuza të shoqeruara me thirrje për Prokurorinë. Por që do të thirrej Prokuroria, edhe për të vdekurit në spital në kulmin e luftës me pandeminë, duke krijuar një trysni kaq te tepërt për mjekët që sot kanë nevojë për solidaritet, mbështetje, inkurajim, mirënjohje, falenderim, kjo e tejkalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji dhe hyn në sferën e pëbuzjes për çnjerëzoren. Nëse me kriminalizimin e çdo vendimi, pune, reforme apo dhe me vetë kriminalizimin e çdokujt që kryen një detryrë te lartë publike, në radhët e kësaj shumicë qeverisëse jemi detyruar të mësohemi me pahir, kriminalizimi i mjekëve tanë kur ata i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve më të motivuar se kurrë, është përtej çdo mundësie për ta konsideruar si rrjedhim normal të luftës për pushtet të kesaj opozite pa karakter.

Këta ngrenë akuza që ngrenë dhe të vdekurit nga varri.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj, nëse do ta shohë të arsyeshme të përfshihet në këtë lemeri politike, për të zbardhur një marrëzi kriminale të kësaj madhësie, askush nuk mund dhe nuk do ta pengojë, por ky përshkallëzim ekstrem i luftës për pushtet, në kulmin e një lufte për shëndetin e shqiptarëve duhet me patjetër të mbahet shënim nga një gjykatës, nga gjykatësi suprem i Shqipërisë, populli shqiptar, si një lënd i patolerueshëm i karakterit tonë si vend, si popull, si shqiptar. Virusi nuk na ndan as në parti, as në krahina, as në shtresa e as në familje, dhe ky episod i shëmtuar i luftës për pushtet, nuk duhet harruar kurrsesi nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarjeje mes nesh shqiptarëve në luftën kundër këtij armiku të padukshëm si një akt që nxit urrejtjen ndaj mjekëve tanë mbi të cilët është hedhur hija e një dyshimi monstruoz e cila mund të nxisë ndaj tyre deri edhe larg qoftë, dhunën e individëve të dëshpëruar nga humbja e të afërmve, si një akt turpërues për karakterin tonë si vend, si popull, si qytetar shqiptar dhe si thjesht qenie njerëzore.

Ne, do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë, me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur, me besim të palëkundur dhe me durimin më të madh. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat, të kufizoni çdo lëvizje që është e mundur të kufizohet, të kontibuoni që të shmangim një mbyllje tjetër me çdo mënyrë dhe as mos dyshoni në vërtetësinë e fakteve zyrtare për të cilat qeveria dhe autoritetet shëndetësore mbajnë përgjegjësi të lartë para jush në radhë të parë, dhe as mos bini pre e frikës që duan t’iu kallin në shpirt ata që fatkeqësisht ju duan mish për topin e luftës së tyre të verbër për pushtet, dhe për plaçkë

Do ta kalojmë dhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me dimrin do ta kalojë edhe Shqipëria pjesën më të madhe të kësaj të keqeje që na zuri por do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë.