Politikë

Kryeministri i Kosovës tregon çfarë i ka premtuar Basha në takim

Kryeministri i Kosovës tregon çfarë i ka premtuar Basha në

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u takua dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Në deklaratën për shtyp ku folën për mbështjet mes dy shteteve dhe mesazhit të Bashës se procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje reciproke, ky i fundit i ka premtuar se sapo të marrë qeverinë në dorë do të bëjë një gjë të parën: Do heqë taksën e Rrugës së Kombit.

Gazetarja e pyet kryeministrin Hoti: Keni biseduar për taksën e rrugës së Kombit? Zoti Basha ka deklaruar se do ta heqë kur të vijë në qeveri.

Avdullah Hoti:

Kemi ndarë shqetësimet që adresohen mes dy shteteve, kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë  e rrugës së Kombit do të hiqet

Pas tij Basha tha: Premtimi im qëndron, është pika e parë, vendimi i parë i qeverisjes sonë të ardhshme.

Të njëjtin premtim Basha e dha edhe gjatë një takimi sot me banorë në Velipojë.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT
Automjetet                             Taksat
Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro
Mjete me 4 rrota                        5 euro
Mjetet me 6 rrota, autobusët  11 euro
Mjetet e rënda, kamionët        26 euro
Mjetet e rënda, kategoria H    23 euro