Kryeministri ju thotë nxënësve që të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe jo ndaj tij

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në Twitter pas protestës së nxënësve të Kolegjit 'Mehmet Akif' të cilët kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës.
Rama shkruan: Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
Pas qëndrimit të Ramës për shkollën, Berisha i përgjigjet: Je vasal i Erdoganit
“Dënoj qëndrimin e Ramës ndaj arsimit privat. Gënjeu për shkaqet e mbylljes së shkollës. Rama, vasal i Erdoganit që urdhëron në xhami dhe shkolla. Kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit. Ky është një vendim i turpshëm i marrë jashtë Shqipërie. Solidarizim të plotë me nxënësit dhe fëmijët e kopshtit”.