Politikë

Kryeministri përgënjeshtron lajmin e Top Channel dhe të Balkanweb: Orkestër e injorancës dhe ligësisë kanal më kanal e portal më portal

Kryeministri përgënjeshtron lajmin e Top Channel dhe të

Lajmi i Balkanweb me titullin: S’keni pse të shkoni në Venecia”, PD nxjerr pamjet nga ish-Këneta e përmbytur: Pas Galasë së mbrëmshme uroj t’i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë.

Artikulli që brenda ka postimin e Sekretares për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa, e cila shpërndan fotot e përmbytjes së ish-Kënetës në Durrës ka sjellë reagimin direkt të kryeministrit. Në një postim në Twitter shkruan: Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë:

Kryeministri përgënjeshtron lajmin e Top Channel dhe të

Po sot një tjetër lajm nga media kombëtare Top Channel në lidhje me shitjen e energjisë nga KESH. Në artikull thuhej se KESH shiti energjinë shumë më lirë seç e bleu disa ditë më parë. Ky lajm gjithashtu solli përgjigjen e kryeministrit: Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo:

Kryeministri përgënjeshtron lajmin e Top Channel dhe të

Kryeministri Rama ka vendosur që të përgjigjet ai vetë direkt, duke shmangur zëra të tjerë në qeveri.