Kryeministri Rama reagon për Dakon nga Berati: Nuk ndihesh mirë kur dëgjon që dikush që ka qenë dikur përkrah teje sot është përkrah avokatit

Edi Rama duke folur për Reformën ne Drejtësi në Berat reagoi edhe pse pa emra, por qartësisht për Vangjush Dakon. Ai tha se nuk ndihet mirë kur dëgjon se një njeri që dikur e ka patur në krah sot është krah avokatit, por nuk kurseu as notat skeptike dhe kritike ndaj pushtetit që SPAK po përdor.
“Kemi hyrë në një fazë koplet të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Knatyriht që kjo s’është e lehtë. Natyrisht që këtu ka edhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, qoftë për arsye se s’ke si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë përkrah teje dhe pastaj është në krah të avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit dhe me siguri diçka ka ndodhur. Po edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha këto janë pjesë e një procesi, janë pjesë e një historie të re dhe rruga është e përpjetë, nuk është dishezë në këtë drejtim. Dhe kini parasysh që për herë të parë po ndodh kjo. Për herë të parë në historinë e popullit tonë”, tha Rama.