Politikë

Kryeministri së bashku me bashkëshorten Lindën mbërrijnë në Pallatin Presidencial francez

Kryeministri së bashku me bashkëshorten Lindën

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama kanë mbërritur në Pallatin Presidencial në Francë ku do të kenë një darkë zyrtare me Presidentin Emmanuel Macron.

Kryeministri së bashku me bashkëshorten Lindën

Kryeministri së bashku me bashkëshorten Lindën

Kryeministri së bashku me bashkëshorten Lindën


Kryeministri mori pjesë në pjesë në Forumin e Paqes në Paris që u zhvillua sot. Gjatë fjalës së tij Rama foli për ndikimin rus në Ballkan, faktin se Rajoni është i bashkuar dhe për Komunitetin Politik Europian.

"Gjetja e një ekuilibri mes krizave është sfidë e madhe por këtu hyn në lojë barra e lehtë e të qenit kryeministër shqiptar dhe jo president i Francës se nuk duhet të zgjidhësh problemet e botës.

Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive.

Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova, paqja përfundimtare por është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Ne jemi në drejtimin e duhur. E di që nuk është e lehtë. Për shkak të asaj çka ndodhur vërtet në Ballkanin Perëndimor, ky është po kështu product i nxitjes që po jep Franca duke qenë nga njëra anë apo i perceptuar si më skeptik për zgjerimin por dhe më i përfshirë së fundmi në Ballkanin Perëndimor. Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë, dua që të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë, por është e rëndësishme mjaftueshme në këtë kohë kur ne vetëm reagojmë ndaj tragjedive, dhe ka të bëjë në fakt me të vepruarit. Lidhet me idenë e komunitetit politik Europian, që u hodh në tryezë nga Macron por në fakt nuk është tërësisht e re, por me rrënjë në Francë që prej shekullit të 18-të, kur dikush i quajtur Abati i Shën Pjetrit mendonte për bashkimin e vendeve të Europës përfshirë Rusinë dhe vendet që ishin nën perandorinë Osmane. Sigurisht projekti nuk shkoi shumë mirë, por vazhdoi të ripësëriste veten. Më pas kemi BE-në, derisa Miterrian u kthye me të njëjtën ide për të ndërtuar aso kohe BE-në. Kur ideja u rihodh sërish, u mendua se kjo thirrje ishte për të zgjeruar BE-në. Sa më shumë koha kalon kjo provon se është një ide e shkëlqyer. Unë e mbështes plotësisht atë, pasi e pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta, por edhe pasi përjetuam pandeminë, e cuila na dëshmoi me shumë kostoi që mungesa e kësaj ure mund të krijojnë distancë, mund të shkaktojë një ndasi mes të pasurve dhe të varfërve. E pamë BE-në të sillej si një federatë vendesh të pasura egoiste, ikën nga sytë këmbët për të ndarë edhe ato që kishin në duar, që ishin vaksinat. Në një kohë të gjatë dëgjonim që duhet të bashkëpunojnë me Ballkanin perëndimor, por ata krijojnë probleme, por duhet t’i angazhojmë pasi Kina, Rusia, Turqia do të zgjasin duaret. Por çfarë ndodhi ne pa Rusinë, pa Kinën dhe Turqinë nuk do ja kishim dalë, pasi ato na dhanë vaksinën”, tha Rama.