Politikë

Kryeministrin e pyesin për përjashtimet: S’do qaj tërë kohës për PD

Kryeministrin e pyesin për përjashtimet: S’do qaj tërë
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me kryesinë e PS.

Në mbarim të mbledhjes Rama tregoi fokusin e diskutimeve dhe i pyetur nga gazetarët se ç’mendon rreth vendimit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga kjo parti të Sali Berishës dhe disa antarëve të tjerë që janë pjesë e Grupit të Rithemelimit, ai u përgjigj që nuk mund të qajë gjatë gjithë kohës për PD.

“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur në të njëjtën kohë, por nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për PD, ndaj ndonjëherë edhe mund të qeshim.

Ne jemi këtu për t’i shërbyer interesave të njerëzve jo si dy kufomat politike të PD që kacafyten për interesat personale të njëri tjetrit.”