Kujt i flet Erjon Braçe me tre Instastory për fshatin

E Enjte 19 Maj 2022, 16:15
TiranaPost
Deputeti socialist Erjon Braçe është një nga flamurtarët e çështjes së fshatit, dhe mban gjallë kauzën e fshatit në Shqipëri si një gurë themeli për zhvillimin ekonomik të vendit.
Këtë herë ka bërë tre postime që duket se i përgjigjen dikujt pa emër.
Në Instastoryn e parë Braçe shkruan: Unë e njoh fshatin me shpirt, jo me lekë e kur ndahen lekët; ky është ndryshimi.
Më pas vijon: Ndryshimi? Çfarë ka ndryshuar; Unë që nuk kam para të punoj tokën, ta lë për atë biznesmenin që merr para nga buxheti?! Kjo është reforma?
Ndërsa në storyn e fundit shkruan: Unë e njoh fshatin, nga hauret bosh prej lopëve në fshatra; Jo nga qumështi Italian blerë në Spar! Ky është ndryshimi!