Politikë

Kur të bëj dozën e dytë të vaksinës do t’ju vërtetoj që nuk mora ujë biologjik

Kur të bëj dozën e dytë të vaksinës do t’ju

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot nga Kuvendi edhe dyshimeve se ka bërë ujë biologjik në vend të vaksinës Pfizer.

Rama i bëri thirrje atyre që janë vaksinuar, përfshirë edhe vetë atë që kur të kthehen për të marrë dozën e dytë, kushdo që të jetë i gatshëm do t’i nënshtrohet një testi për prani antitrupash.

“Sidoqoftë, në momentin kur pjesa që ka bërë vaksinën, do duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm, unë po por do ketë edhe të tjerë, të bëjë një transparencë për antitrupat, për të parë që realisht që vaksina është marrë dhe ka bërë gjithë efektin e parashikuar. Është e rëndësishme për sa më takon, meqë kam parë analistë dhe opinionistë të rangut të lartë kanë hedhur idenë se në fakt unë jam injektuar me ujë biologjik. Ky është një nivel analize shumë i lartë për ne njerëzit e zakonshëm, sidoqoftë, është oportune që t’u jepet mundësia atyre që ndjekin këtë nivel të lartë analize që të ndihen të garantuar nga faktet”, tha Rama.

Kryeministri ishte i dyti në vendin tonë që mori “live” vaksinën Pfizer në stadiumin Air Albania.