Politikë

Kur unë i thosha lista të mbyllura thoshte jo, tani që them të hapura thotë prapë jo

Kur unë i thosha lista të mbyllura thoshte jo, tani që them

Hapja e listave është një nga debatet që ka përçarë së fundmi opozitën parlamentare, ndërsa ka vënë në pikëpyetje votimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. PD u shpreh se është kundër hapjes së listave tani me arsyen se kështu sillen kriminelë në Parlament. Në një intervistë për Top Channel, kryeministri Edi Rama kujtoi se të njëjtën arsye kryedemokrati Basha përdori kur kërkoheshin mbajtja e listave të mbyllura.

“Më vjen shumë keq, kur diskutohen listat nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelët në parlament. Tani që unë them t’i hapim listat duke gjetur një formulë që edhe të mbrojmë një arritje të madhe, për të cilën unë jam krenar, që është përfaqësimi dinjitoz i grave në parlament, i hapkam për të futur kriminelët në parlament”, tha Rama.

Pjese nga intervista: 

Muhamed Veliu: Zoti kryeministër folët gjatë sot për nevojën, se përse duhet të ketë lista të hapura, por shumë pak përsa i përket mospasjes e koalicioneve para zgjedhore. Do të doja të pyesja mos pasjen e koalicioneve do ta bënit ndryshim kushtetues.

Edi Rama: Përsa i përket procesit të formulimit dhe përsa i përket procesit teknik sesi do të implementohen ato që duhen shtuar dhe jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit, është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve. Është shumë herët sot për të folur teknikisht. Ideja që Edi Rama po e bën këtë, sepse ka një interes të vetin, është një ide që funksionon për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.