Politikë

Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë

Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.

Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë. Ne kemi nevojë për NATO-n, sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe kohëve të fundit ka forcuar kapacitetet e saj dhe ka shumë pajisje ushtarake si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”