Politikë

Demokratët që vendosen pro dhe kundër rikthimit të Bashës në krye të PD

Demokratët që vendosen pro dhe kundër rikthimit të

Rikthimi Lulzim Bashës sot në skenën politike nuk është pritur me ovacione nga deputetët e djathtë. Shumica e tyre, sidomos atyre deputetëve që janë shprehur vazhdimisht pro bashkimit të PD, janë kundër një rikthimi të plotë të Bashës në krye.

“Qëndrimi im ka qenë i prerë: Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një gabim,” tha deputeti Dashnor Sula.

“Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë, nëse duan bashkimin e PD”, tha deputeti Saimir Korreshi.

Dikush tjetër e mendon kthimin e Bashës, si një zgjatje të qëndrimit të Berishës.

“Unë mendoj që kthimi i Bashës, mund t’i shërbejë vetëm Berishës dhe qëndrimit të tij në krye të militantëve që kanë mbetur. Për çfarë duhet të kthehet? Është një humbës i sprovuar,” tha Edvin Kulluri.

Ndërsa të vetmit që e mbështesin duket se janë ish bashëpunëtorët e ngushtë të Bashës.

“Çdokush ka të drejtë të kandidojë në një parti që është vërtet demokratike,” tha Enkelejd Alibeaj.

“Opozita shqiptare ka përjetuar më 14 maj një nga humbjet më të thella në 30 vitet e fundit. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjese e reflektimi me demokratë e qytetarë për të kuptuar si mund të ringrihemi”, tha Tabaku.