Politikë

Kush nuk paguan s’do ketë drita! Reagon PD për vendimin e qeverisë

Kush nuk paguan s’do ketë drita! Reagon PD për vendimin e

PD ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit sot i cili tha se taksat, sigurimet dhe pagimi i energjisë elektrike nuk do të falen dhe nuk do të kenë shtyrje të afatit, teksa theksoi se kamatvonesat janë falur.  Opozita akuzon qeverinë, se po iu vë lakun në fyt të varfërve të cilët janë në vështirësi për shkak të situatës me koronavirusin.

Reagimin nga PD e bëri ish deputetja Oriola Pampuri e cila tha se Rama harxhon para në koncensione, dhe po rëndon gjendjen e atyre që nuk kanë mundësi ekonomike.

Reagimi i plotë:

Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjedhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.
Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!