Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për Buxhetin 2022

Kuvendi miraton projektligjin për Buxhetin 2022

Parlamenti i vendit tonë i ka dhënë dritën jeshile këtë të martë projektligjit për Buxhetin e vitit 2022, me 76 vota pro dhe 52 kundër.

Miratimi i projektbuxhetit u arrit pas një seance maratonë, përkatësisht pas 48 orësh debate në Kuvend.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar edhe disa ligje të tjera të cilët janë si më poshtë:

-Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

Tiranapost.al