Politikë

Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor

Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e sotme dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor ishte miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare, ndërkohë që sot është rrëzuar me 97 vota kundër

Kryeministri Edi Rama dërgoi në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor, të cilat ishin në rendin e ditës së sotme.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë komisioneri europian Oliver Vahelyi kërkoi që mazhoranca të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet.

Lidhur vendimin e Komisionit të Venecias, Rama u shpreh për mediat se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur dhe se parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë.