Lajmi për një largim të mundshëm të Silva Cakës, Meta reagon me ironi: LSI i paska punët shumë mirë
Prej disa kohësh tashmë disa prej figurave të LSI, vijojnë të braktisin këtë parti duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi për një largim të mundshëm të Silva Cakës nga LSI dhe bashkimin e saj me PS-në.
Lidhur me këtë largim të mundshëm u pyet sot në një dalje për mediat edhe presidenti Ilir Meta. Me ironi presidenti u shpreh se shqetësimet dhe pyetjet rreth LSI tregojnë se i ka punët shumë mirë, ndërkohë që shtoi se “kjo nuk është çështja e tij”.
Sakaq, largimet nga PS kohët e fundit dhe para fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit nuk kanë qenë të pakta. Të larguarit para Silva Cakës, janë ish-ministrat: I Mjedisit Lefter Koka, dhe ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ish-deputeti Gledian Rehovica dhe ish-drejtorë apo zyrtarë të tjerë lokalë.
Ndonjë koment për largimin e Silva Cakës?
Meta: LSI i paska punët shumë mirë derisa paska kaq shumë shqetësime. Por kjo nuk është çështja ime. Unë jam këtu për transparencë para banorëve të Selenicës.