Politikë

Lavrov: Perëndimi bllokoi udhëtimin tim në Beograd pasi nuk donte që të përkrahnim ‘Ballkanin e Hapur’

Lavrov: Perëndimi bllokoi udhëtimin tim në Beograd pasi nuk donte

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një deklaratë të fundit për mediat është shprehur se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd, për të mos lejuar mbështetjen e Rusisë për Ballkanin e Hapur, të cilën e quajti nismë të Serbisë.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit, Ballkani i Hapur”, ka thënë Lavrov.

Ballkani i Hapur është një nismë e themeluar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të lehtësuar kalimin e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes shteteve. Tri vendet kanë ftuar edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por ndërsa Prishtina dhe Sarajeva kanë refuzuar, Mali i Zi ka deklaruar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm.