Në 9 Majin ditën e Europës, Ditmir Bushati, uron me pak fjali, por me shumë mesazh brenda.
Postimi i Bushatit: 34 vjet pas sloganit “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” që shoqëroi lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, Shqipëria ka ndryshuar më shumë se ç’parashikonin europianoperëndimorët, por më pak se ç’shpresonin dhe ëndërronin shqiptarët. Mospërmbushja e objektivit kombëtar të anëtarësimit në BE, është shkaku kryesor i zhgënjimeve dhe iluzioneve për mënyrën si funksionon marrëdhënia Shqipëri-BE.
Gëzuar Ditën e Europës!