Politikë

Let's get this done! Mesazhi i shkurtër por i qartë nga ambasadori britanik për Zgjedhoren

Let's get this done! Mesazhi i shkurtër por i qartë nga

Nga tre ambasadorët që prej nëntë orësh sot qëndruan në mbledhje me një ndërprerje me përfaqësuesit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadori britanik Norman Duncan përcolli mesazhin më të shkurtër, duke thënë qartë: Le ta mbarojmë këtë punë.

E ka fjalën për Reformën Zgjedhore, ku palët të bien dakord duke zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIH dhe që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje siç tha ai: Më të mira.

Norman Duncan në deklaratë për mediat tha: 

Këshilli Politik u krijua për reformën zgjedhore. Sot u bë përparim. Ka rëndësi ta përfundojmë atë nesër. Në mënyrë që votuesit shqiptarë të kenë zgjehdje më të mira. Kështu që le ta mbarojmë këtë punë.

-Nesër do të ketë një takim tjetër dhe sinjalet e ambasadorëve ishin që do të arrihet në marrëveshje mes palëve.