Politikë

'Ligjet' vendosin afat: Drafti final për zgjedhoren jo më larg se 30 shtatori

'Ligjet' vendosin afat: Drafti final për zgjedhoren jo më

Komisioni i Ligjeve u ka lënë afat grupit të punës për Kodin Zgjedhor. Afati është deri më 30 shtator,  ndërsa maxhoranca parashikon 1 tetorin si datën kur do të votohen ndryshimet me lista të hapura ‘preferenciale’ dhe  kolicionet parazgjedhore ne pragun 3%. Tre anëtarët e grupit të punës janë: Korab Lita, Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka.

Mësohet se Korab Lita ka shprehur disa rezerva lidhur me propozimet, ai kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtë grup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare. Opozita e re dorëzon sot në Kuvend një draft të ri, ku kërkohet që listat të happen 100% jo preferenciale ku të jetë kryetari ai që bën renditjen, ndërsa pragun elektoral jo me 3% por me 1 %.

Ndërkaq, propozimet e PS nuk kanë marrë dakordësinë nga Opoizita jashtëparlamentare. Ata kanë rënë dakord për hapjen e listave ndërsa nuk pranojnë që të preken koalicionet.

PD pretendon se me ndryshimet e reja, janë hedhur poshtë çështjet e dakordësuara të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa u kanë dërguar një letër OSBE-së duke kërkuar dhe një opinion. Por maxhoranca thotë se nuk mund të këkrhet asistencë nga një insticion prej të cilit janë ndjekur të gjitha rekomandimet dhe mbi bazën e të cilit u arrit marrëveshja.

Çfarë do bëjë opozita nëse me 1 tetor miratohen propozimet? Është thënë se opozita do të përdorë të gjitha mekanizmat.

A do e votojë opozita brenda parlamentit? Jo pak tensione pati sot ku kryetari i Kuvendit bllokoi dy herë zhvillimin e seancës për shkak të debateve me deputetë të opozitë së re.

Drafti i ri nga opozita brenda parlamentit është firmosur nga 8 deputetë të opozitës së re, mes tyre edhe Rudina Hajdari. Ndërkohë, kanë firmosur Myslim Murrisi, Rudina Hajdari, Halit Valteri, Arlind Çaçani, Ralf Gjoni, Arben Elezi, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi. Në draftin e tyre thuhet se kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona.