Politikë

Listat e hapura? Çfarë do bëjë PS nëse nuk i mbush mendjen opozitës (parlamentare) të votojë zgjedhoren?

Listat e hapura? Çfarë do bëjë PS nëse nuk i mbush

Nëse Kodi i ri zgjedhor nuk votohet, PS duhet të nisë një tjetër dialog politik. Këtë ka thënë nga Vlora, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi opozita paralamentare ka paralajmëruar se nuk do e votojë nëse nuk vendoset sistemi me lista të hapura.

Kryeministri Rama tha të enjten nga Kuvendi se nuk i druhet një sistemi me lista të hapura, por as nuk beson tek efekti i tyre 'çudibërës'. Edhe Gjiknuri deklaroi se ky proces mund ta ndërlikojë administrimin zgjedhor.

Damian Gjiknuri: Listat e hapura nëse hapen thjesht në mënyrën që kërkon opozita parlamentare, menaxhimi ose administrimi i numërimit të votave dhe i votimit do të bëhet jashtëzakonisht i vështirë.

Ne do të luftojmë deri në fund të bëjmë votat për këtë kod, nëse jo atëherë natyrshëm do një kompromis politik të një natyre që unë nuk mund ta them dot tani.

Ne nuk i zotërojmë plotësisht 84 vota dhe kjo na bën që të jemi të detyruar të negociojmë të ushtrojmë trysninë e duhur por njëkohësisht të akomodojmë nën një interes pa cenuar thelbin e marrëveshjes me partinë Demokratike. Partia Socialiste është parti serioze dhe nuk mund ti shmanget detyrimeve.

Nëse nuk gjenden votat, nuk përjashtohet mundësia e implementimit të listave të hapura:

Pra nuk përjashtojmë mundësinë e listave të hapura nëse nuk gjejmë dot votat për të kaluar kodin, natyrshëm ne do bëjmë kompromise me ta por është shpejt për të folur.

Ndërsa zgjedhje të parakohshme nuk do ketë, tha Gjiknuri duke shtuar se edhe Partia Demokratike është tërhequr.

Po ndryshime do ketë? Gjiknuriiu referua Kadastrës 'problematike' të Vlorës:

Drejtuesit e institucioneve nuk i kanë me tapi ato gjëra, ka drejtues që mund të lëvizin. Shumë shpejt do të vendosim drejtues të ri pasi ka shumë ankesa, do të jetë nga Vlora dhe kjo është ajo që kam insistuar shumë. Nuk ka qenë normale që vinë njerëz nga Tirana.