Politikë

Listat e hapura nuk e prishin marrëveshjen. Ka vetëm një koalicion që më detyron mua!

Listat e hapura nuk e prishin marrëveshjen. Ka vetëm një

Kryeministri Rama tha se është vendosur për të mbështetur listat e hapura, por që sistemi nuk do të ndryshojë. I pyetur nga gazetarja e Klan nëse Basha e ka detyruar për të pranuar marrëveshjen dhe nëse po përdor opozitën parlamentare, Rama dha disa përgjigje:

Klan: A u detyruat nga Basha të pranonit marrëveshjen? A po e përdorni pjesën tjetër të opozitës parlamentare për të miratuar atë që keni kërkuar që në 2017, pa koalicion zgjedhor?

Rama: U detyrova unë për çfarë? Së pari modestisht po ju them që mua ka vetëm një koalicon që më detyron, dhe ky koalicion është koalicioni i marrëdhënies time me veten me popullin dhe familjen time.

E dyta. Skam më shumë respekt për ata që janë jashtë me ata brenda. Ju i shihni si të doni, opozita jashtë mund ti trajtojë si të dojë në fakt, për mungesë dinjiteti të vetes sepse ata njerëz aty i ka sjellë PD, LSI dhe cilado forcë tjetër. Ata janë deputetë me legjitimitet 100% dhe me ata po punojmë në Kuvend, as më Bashën as me Kryemadhin dhe as me ata që janë jashtë. Në punojmë me deputetët.

E treta: Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon në konkluzionin që duhet të hapim lista por është bindja jonë sot që populli shqiptar me shumicë dërmruese kerkon diçka që ne duhet ti japim atë që kërkon. Nuk kam unë dëshirë të vazhdoj të pikturohem nga të tjerët si ai që do të kontrollojë gjithçka e do listat e mbyllura. E përsëris unë besoj se listat e hapura nuk janë çudibërëse dhe do transformojnë kuvendin por besoj që mudnësia që qytetarët të kenë zgjehdje preferenciale nga një subjekt politik që ata zgjedhin është absolutisht detyrim.

Ndryshimet nuk vijnë nga kalkulimet tona elektorale. Jemi partia më e madhe sot. Pas zgjedhjeve të shohim.