Politikë

Lufte videosh në rrjet mes njerëzve të Bashës dhe të Berishës! Ja postimet

Lufte videosh në rrjet mes njerëzve të Bashës dhe të

Lufta e videove! Kështu mund të quhet ajo që po ndodh sot në rrjet, ne adresat në facebook mes dy palëve.

Përkrahësit e Bashës kanë postuar e fragmente nga protesta e 8 janarit ku shkruajnë: Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.

Ndërsa Evi Kokalari, mbështetëse e Berishës në adresën e saj zyrtare gjithashtu ka postuar një video nga protesta, por nga brenda selisë, atje ku mediat nuik ishin prezente dhe shkruan: Kurthi i Lulzim Bashas!!

Dera kryesore e PDsë nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj. Të parët që hyn në Seli ishte nje grup i përbërë nga gratë - deputete dhe kryetare degësh - kjo me qëllim që kur ata të Bashës ti shikonin, të kuptonit që s’ka asgjë për tu trëmbur.

Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoj me gaz kur ata ishin brënda në ndërtesë.

Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brënda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë.

Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është.

Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale.