Politikë

Luhrmann për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në negociata: Nuk duam ta komplikojmë më shumë këtë proces

Luhrmann për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann, vizitoi Tiranën dhe u prit nga zv.kryemnistri Arben Ahmetaj.

Gjatë konferencës për mediat ajo theksoi mbështetjen e qeverisë gjermane në rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe vlerësoi punën kundër krimit të organizuar.

E pyetur nëse qeveria gjermane do të ishte pro ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në bisedimet për hapjen e negociatave, ministrja tha që Gjermania nuk do ta komplikojë e ta vonojë më tej këtë proces, por që ka sinjale pozitive nga Bullgaria në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria federale përkushtohet për një hapje sa më të shpejtë, është në interes jo vetëm të BE, por edhe të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, për stabilitetin në rajon.

Ne kemi shumë bashkëpunime me përfaqësues të tregtisë, forume kombëtare në Shqipëri.

Në gëzohemi që do të mund të mbështetemi te Shqipëria, e cila ka bërë hapa të mëdha edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Procesi i vetingut po jep një kontribut të rëndësishëm në pastrimin e drejtësisë. Hapat pas do ta dëmtonin progresin e bërë nga shqipëria.

Puna duhet të vazhdojë me tej, për këtë është e nevojshme përfshirja e opozitës dhe qeverisë.

Procesi duhet të vazhdojë të jetë gjithpërfshirës dhe i hapur për të gjithë, prandaj lipset të vazhdohet me bashkëpunimin rajonal midis 6 vendeve.

Me interes ndjek edhe iniciativat e marra për mbrojtjen e mjedisit.

Qeveria gjermane do të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj për integrim.

Për ne është me rëndësi thelbësore që të ecim sa më shpejt me nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, nuk duam ta komplikojmë e ta vonojmë më tej këtë proces. Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria në këtë process. Do të angazhohemi që në një moment sa më të ardhshëm të mundshëm të gjejmë një zgjidhje sa më të përshtatshme”.