Politikë

Basha propozon 13 Qershorin për zgjedhjet në PD! Pritet vendimi i Këshillit Kombëtar

Basha propozon 13 Qershorin për zgjedhjet në PD! Pritet vendimi i

Kreu i PD Lulzim Basha ka propozuar zgjedhje në parti në më pak se 1 muaj, për në datën 13 Qershor. Basha do të hyjë në garë si kryetar, pasi nuk ka dhënë dorëheqjen duke fajësuar humbjen tek "masakra elektorale" e 25 Prillit.

Kryesia e PD ka propozuar lënien e një hapësire kohore prej 6 ditësh, kohë gjatë së cilët mund të shpallen kandidaturat për kryetar.

"I propozoj Kryesisë fillimisht procesin zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin e tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe 16-22 paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. 24 maj-11 qershor fushatë në të gjitha strukturat. 13 qershor, zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.- ka thënë Bardhi që ka artikuluar propozimin gjatë mbledhjes.

Për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë datë do të duhet edhe miratimi me shumicë i Këshillit Kombëtar të PD që mblidhet pas pak minutash në selinë blu.

Tiranapost.al