Politikë

Lulzim Basha: Nuk jam ai lloj politikani që flas për burg për kundërshtarët! “Internimin” e Ramës ma nxorrën nga konteksti

Lulzim Basha: Nuk jam ai lloj politikani që flas për burg për

Lulzim Basha është kujdesur të profilozojë veten se nëse do të vijë në pushtet s’do të hakmerret me kundërshtarët madje ai garanton se edhe ligjin anti mafia që do të jetë një nga të parët, do e bëjë për të ndalur vjedhjen e shqiptarëve.

Zhdukja e fjalës burg nga ana e Bashës relakson plot njerëz në politikë.

Ja biseda me gazetarën Ilva Tare përfshi edhe një deklaratë lidhur më Ramën që sonte tha se ishte nxjerrë jashtë konteksti. Fjalia ishte: "As internemi s’do mjaftojë për Edi Ramën, që mediat dhe politika e komentoi si një mesazh për burg.

Edhe Rama kur do të merrte pushtetin tha burg për paraardhësin e tij.

Basha: Unë s'po them burg se burgun nuk e caktoj unë.

Keni thënë internim.

Basha: As këtë se kam thënë është e nxjerrë nga konteksti, kam thënë diçka tjetër.

Nuk mjafton as internimi keni thënë.

Basha: Mos më nxjerrni nga kontesti se nuk kam thënë kështu, unë nuk jam gjyqtar, as prokuror. Që çdokush që vjedh paratë e qytetarëve meriton burgun këtë ta thotë çdokush këtu dhe jashtë këtij ambienti. Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun por me vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Kush do ta marë vendimin?

Basha: Gjykata, por procesi do të nisë nga qeveria. Procesi do të nisë me një drejtori ose ministri antikorrupsion. Qeveria do të ketë përgjegjësinë për verifikimin, hetimi nga prokuroria dhe vendimi do të merret nga gjykata. Ligji përcakton edhe se si do të rrjedhë procesi. Për këtë ligj kemi punuar me ekspertë italianë dhe britanikë.