Politikë

Lulzim Basha për fitoren e tij: Shprehje e qartë në rrugën tonë të ndryshimit!

Lulzim Basha për fitoren e tij: Shprehje e qartë në rrugën

Teksa pak orë më parë në Partinë Demokratike është shpallur edhe formalisht fitorja “plebishitare” e Lulzim Bashës në garën për kreun e këtij subjekti politik, ky i fundit ka reaguar me një mesazh të shkurtër ku falenderon simpatizantët dhe e interpreton fitoren e tij si “shprehje të qartë të besimit për rrugën e ndryshimit”.

Basha ka fituar mandatin e tretë në krye të opozitës në një proces të kontestuar, ku palët e tjera garuese kanë folur për abuzime dhe në disa qendra Basha ka marrë më shumë vota, sesa anëtarë të regjistruar.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

Tiranapost.al