Politikë

Lulzim Basha replika me Taulant Ballën për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Lulzim Basha replika me Taulant Ballën për raportin e OSBE/ODIHR

Kryetari demokrat ka harruar që ka qenë Opozita ajo që ka njohur zgjedhjet dhe i ka quajtur ato më të mirat ndonjëherë duke ftuar demokratët të dielëm mbrëma të 25 Prillit që të numëronin votat pa frikë.

Por pas rezultatit humbës, qëndrimet për Zgjedhjet ndryshuan.

Me daljen e raportit të plotë të OSBE/ODIHR Basha ka bërë nja status në Facebook për atë që e quan Masakrën Zgjedhore.

Lulzim Basha:

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
- Blerja masive e votave.
- Presioni ndaj votuesve.
- Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
- Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
- Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
- Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
- Legalizime në këmbim të votës.
- Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
- Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Lulzim Basha replika me Taulant Ballën për raportin e OSBE/ODIHR

Ndërsa Taulant Balla nga PS shkruan:

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

Lulzim Basha replika me Taulant Ballën për raportin e OSBE/ODIHR