Politikë

Manastirliu flet për situatën e Covid-19: Do të shtojmë kapacitetet spitalore, pandemia nuk është futboll politik

Manastirliu flet për situatën e Covid-19: Do të shtojmë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot nga Kuvendi se është rritur kapaciteti i spitaleve dhe numri i testeve për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Gjatë deklaratës së saj ajo ka thënë se pandemia në vendin tonë është përdorur politikisht.

"Shqipëria ka marrë 70 pikë nga 100 që ishte maksimalja. Jemi renditur njësoj si Rumania dhe më shumë se vendet e ballkanit perëndimor.

Këto vlerësime i marrim nga revista prestigjoze në të cilat punojnë më shumë se 5000 bashkëpunues akademik. Dua të ndalem tek situata që po kalojmë dhe dua të citoj disa falë të OBSH: Aty ku ka përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë. Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik. E kam përsëritur shpesh, thotë ai, se pandemia nuk është politikë. Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi. Ndërkohë që ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Ata që flasin nga tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan dhe fillojnë e recitojnë. Ata s’duan ta kuptojnë se çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komiteti ekspertësh”, tha Manastirliu

Ministrja gjithashtu deklaroi se do të shtohen kapacitetet spitalore duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale në funksion të frenimit të përhapjes së virusit.

“Do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit”, shtoi Manastirliu.