Politikë

Marrëveshja me PD shkrin FRD-në në Tiranë: Dorëheqje në masë pas Bamir Topit

Marrëveshja me PD shkrin FRD-në në Tiranë: Dorëheqje

Pas largimit të Bamir Topit, i cili themeloi partinë, dega e FRD-së në Tiranë është shkrirë. Mësohet se kryetari i partisë për degën në Tiranë, anëtarët dhe zv.kryetarët kanë dhënë dorëheqjen e tyre të parevokueshme.

Dorëheqjet e tyre pasojnë atë të themeluesit të partisë Bamir Topi. Shkak për largimet në masë është bërë përplasja e tyre me sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së Sali Shehu, i cili sipas burimeve, firmosi marrëveshjen me PD-në: 'Me kokën e tij'!

Marrëveshja me PD shkrin FRD-në në Tiranë: Dorëheqje

Ai firmosi marrëveshjen me kreun e PD-së Lulzim Basha, por kjo marrëveshje duket se nuk ka gjetur mbështetjen e zyrtarëve të tjerë të partisë.

Bamir Topi ish presidenti i vendit, dikur në PD, duket se vazhdon të jetë i mendimit kundër veprimeve të opozitës dhe kryesisht PD-së.

*Tiranapost.al.