Politikë

Marrëveshja që ambasadorja mbante në dorë: Si ikën Vasili e Bylykbashi pa e firmosur

Marrëveshja që ambasadorja mbante në dorë: Si ikën

Ka një marrëveshje për reformën Zgjedhore, por është opozita jashtë parlamentare me anëtarët që ende nuk kanë firmosur. Mësohet se pas ndërprerjes së mbledhjes që zgjati 9 orë, mbajtur në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, anëtarët e PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk janë kthyer por kanë qëndruar në selinë blu duke diskutuar me Lulzim Bashën.

Ndërsa Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë firmosur marrëveshjen, që Yuri Kim mbante në dorë dhe iu drejtua Bashës duke i thënë se tashmë e ka ai topin në dorë.

Marrëveshja që ambasadorja mbante në dorë: Si ikën

Marrëveshja që ambasadorja mbante në dorë: Si ikën

Basha po fiton kohë, siç tha në deklaratën e tij se do bëjë çdo gjë për vota të lira të ndershme duke nënkuptuar se do të japë OK për këtë marrëveshje.

Marrëveshja që ambasadorja mbante në dorë: Si ikën

Rudina Hajdari ka insistuar qysh në nisje të reformës për një sistem të ri zgjedhor, dhe siç ka deklaruar ajo, palët e kanë lënë për ta diskutuar në një fazë të dytë. Në takimin e sotëm ashtu si dje, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dhe ai britanik  Duncan Norman.

Marrëveshja që ambasadorja mbante në dorë: Si ikën