Politikë

Marrëveshje PS-LSI për zgjedhjet e ardhshme? Kryemadhi: Skenar për puç politik

Marrëveshje PS-LSI për zgjedhjet e ardhshme? Kryemadhi: Skenar

Në media pati zëra për një marrëveshje të LSI me PS-në në zgjedhjet e ardhshme, por kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka thënë se këto zëra janë intriga të Ramës, duke shtuar se mesazhe të tilla ai i përhap për të bërë ndonjë puç politik, dhe këtu e ka fjalën për Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Nga emisioni Fokus, Kryemadhi tha:

Edhe dje kur ishim në tryezën me partitë opozitare ishim të gjithë; ore çfarë është ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër’ dhe ndërkohë nuk kishte asnjë lloj infoje. Pra ishte mashtrim ku po luanin me Këshillin Politik për të ecur me planet e tyre të zvarritjes. PS ka luajtur gjithmonë me mesazhe të tilla ose me intriga të tilla dhe ajo që më bën përshtypje është që shumë ndërkombëtare ambasadorë ndihen peng i thashethemeve apo manipulimeve të informacioneve.

Kryemadhi u pyet sërish: Pra përjashtoni thashethemet që diskutohen qoftë në tryeza mediatike apo të ndryshme për një marrëveshje me PS, me Ramën në zgjedhjet e adhshme?

Kryemadhi: Mos harroni që Rama apo thashethemaxhnjtë, laboratori i tij i propagandës kthehet në mesazhe të tilla gjithmonë për të bërë ndonjë skemë apo puç politik.