Politikë

Maxhoranca i kërkon bashkëpunim opozitës për këto çështje

Maxhoranca i kërkon bashkëpunim opozitës për këto

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se maxhoranca është e gatshme të diskutojë më opozitën shumë çështje, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese deri tek ndryshimet territoriale.

Në një prononcim për mediat Balla ka thënë: Unë besoj që tashmë jo vetëm ne, që kemi qenë mbështetësit kryesor të çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi. Unë besoj që edhe me rastet e djeshme, gjatë këtij viti do të tregojë që ne kemi bërë mirë si Shqipëri për të ndërmarrë këtë hap dhe mendoj që edhe PD, do të bindet se Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara. Vota që PD do të japi duhet të burojë nga nevoja e një ndryshimi kursi, në lidhje me Reformën në Drejtësi. Është thënë qartë, dora jonë do të jetë e shtrirë.

Le të ulemi, ne sot kemi rënë dakord në konferencë të kryetarëve të vijojmë punën për disa ndryshime të rregullores së Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për punën e bërë, them të kalojmë në 12 komisione. E kam më të detajuar propozimin. Kam marrë edhe dakordësinë e opozitës, në këtë këndvështrim mendoj që Kuvendi ka hyrë në normalitetin e vet dhe opozitës dua t’i them që edhe mënyra e zhvillimit të komisioneve do e bëjmë në vijim.

Më tej ai ka shtuar: Kur kemi bërë reformën territoriale unë kam qenë dakord për më pak bashki në Republikën e Shqipërisë, opozita kërkon më shumë. Këto diskutime bëhen në tryezë. Nëse duan të kemi një ekip negocimi për të gjitha, apo një ekip për secilën çështje.

Asnjë çështje nuk është tabu për t’u diskutuar, të gjitha kërkojnë të diskutohen. Këto janë çështje që kërkojnë shumë kohë edhe pas dakordësisë, sepse duhen kohë të shkruhen dhe procedura parlamentare. Në këtë këndvështrim mendoj që ajo që kemi thënë është se nuk kemi asnjë kusht, për t’u ulur në tryezë, pa kushte. Kur njerëzit heqin kushtet, ulen bashkë për parimet dhe qëllimi do të jetë që cila është ajo gjë që do të jetë në të mirë të Shqipërisë.

Tiranapost.al