Politikë

“Mbaje gojën, vëri fre vetes” përplasja mes Hajdarit e Spiropalit në parlament

“Mbaje gojën, vëri fre vetes” përplasja mes Hajdarit

Listat e hapura janë ndër temat kryesore të diskutime të ditëve të fundit në fushën politike.

Edhe sot në seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD, Rudina Hajdari është ndalur sërish tek listat.

Në fjalën e saj Hajdari akuzoi Ramën se ka gënjyer shqiptarët për listat e hapura. Deputetja i bëri thirrje që tërhiqen dhe të humbasin me dinjitet, pasi në sytë e shqiptarëve shihet qartë se janë të lodhur me mashtrimet e mazhorancës.

“Koha juaj ka mbaruar sepse e shikoj në sytë e shqiptarëve. I takoj çdo ditë dhe ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm mashtrimi”, është shprehur Hajdari.

Por menjëherë pas fjalës së Hajdarit ka replikuar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila i është drejtuar me tone të ashpra deputetes Hajdari.

“Depuetetët këtu nuk të kanë asnjë borxh që i akuzon për korrupsion e i fyen me dinjitëetin e tyre dhe broçkullit këtu pa fillim, pa fund, pa mes, pa sens. Nuk të kemi asnjë borxh. Dhe në rast se ne këtu mbajm përgjegjësi për listën tonë, mbaj edhe ti përgjegjësi për të gjithë, edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike. Nëse do flasësh këtu, ti nuk je e votuar, ke hyre nga lista e PD, dil në votim e shih sa vota merr. Pije detin Rudina, hyri detit në këmbë e ta shohim ku do dalësh. Shko bëji në vend tjetër ato, nëse ke akuza. Këtu ne jemi për të diskutuar mbi rezulutën për të cilin ti ke punuar bashkë me Taulant Ballën”, është shprehur Spiropali.

Debati mes Hajdarit dhe Spiropalit ka vijuar dhe deputetja e PD i është kthyer po ashtu me tone të ashpra ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin duke i thënë se po lufton edhe për dinjitetin e saj.

“Mos bjer në nivelin e shefit tënd, të lexosh mesazhe nga shefi jot se unë po luftoj dhe për dinjitetin tënd Elisë  që mos kesh nevojë të lexosh mesazhe apo t’i servilosesh shefit tënd. Po të jap dinjitet Elisë që që sot ti mos rrish pas shefin tënd”, ka shtuar Hajdari.