Politikë

Mbërrijnë në Rinas 8190 vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 8190 vaksina anti-COVID të kompanisë

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” edhe 8190 doza të tjera të vaksinës anti-COVID, nga kompania amerikane “Pfizer”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se së bashku me këtë dërgesë Shqipëria ka arritur të importojë 703.550 vaksina anti-COVID, prej të cilave 345.934 janë administruar tashmë tek të moshuarit dhe operatorët të sektorëve kyç të ekonomisë.

Statusi i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend ????

Deri tani, me ekipet tona ??‍???‍?? në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar?

#ShqipëriaBuzëqesh

Mbërrijnë në Rinas 8190 vaksina anti-COVID të kompanisë

Tiranapost.al