Politikë

Mblidhet Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi i partisë

Mblidhet Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi i partisë

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, punimet e së cilës kanë nisur që prej orës 11:00, teksa mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pak para nisjes së Asamblesë, kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se në fokus do të jetë riorganizimi i partisë.

“Për t’iu thënë që është mbledhje pune, raportimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për ta bërë gati PS për fitoren e radhës. PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më të gjerë për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që të kontribuojnë.

Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera.

Fjala ndëshkim nuk i shkon organizmit të një familje politike, riorganzimin edhe lëvizje në funksion të bërjes sa më mirë të punës”, tha Rama.