Politikë

Mblidhet nesër grupi parlamentar i PS, diskutime si do zhvillohet Asambleja

Mblidhet nesër grupi parlamentar i PS, diskutime si do zhvillohet Asambleja
Foto e shkëputur në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS, 2020.

Partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e 2021-shit. Nesër mësohet se do të mblidhet grupi parlamentar socialist ndonëse ora mbetet e paqartë. Sipas mediave televizive, fokusi i diskutimeve do të jetë organizimi i Asamblesë Kombëtare të PS dhe raportimi i përjavshëm për qarqet e vendit me drejtuesit përkatës.

Ishte parashikuar që Asambleja të mbahej më 11 shtator, por për shkak të organizimit sipas protokolleve anti-Covid pandemisë u anulua për tu zhvilluar në një tjetër datë. 

Pritet që Asambleja të mbahet në javën e parë të muajit Tetor dhe do të organizohet në 3 rajone strategjike, përkatësisht në Tiranë, Fier dhe Shkodër. Lidhja do të bëhet online duke respektuar masat kundër koronavirusit. 

Ndërkaq, drejtuesit politikë të PS nëpër qarqe kanë nisur me takimet e tyre, ndërsa kryeministrit Rama do ti paraqitet raporti i përjavshëm në mbledhjen e nesërme.