Politikë

Mblidhet sot kryesia e Këshilli Kombëtar i PD: A do pranojë Basha zgjedhjet për kreun e ri?

Mblidhet sot kryesia e Këshilli Kombëtar i PD: A do pranojë Basha

Partia demokratike mbledh sot kryesinë e Partisë dhe Këshillin Kombëtar. Mësohet se mbledhja e kryesisë do të zhvillohet në orën 17:00 ku do të diskutohet për situatën e zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PD humbi në koalicion përballë PS që mori 74 mandate. Ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar.

Pritet që Lulzim Basha, kreu i PD të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda PD-së, por kjo mbetet për t’u parë.

Kjo është mbledhja e parë e strukturave të PD pas humbjes së zgjedhjeve, dhe gjithashtu një përballje e parë e Bashës me kritikët brenda PD, të cilët kërkojnë largimin e tij nga kryesia e partisë, duke marrë kështu përgjegjësinë.

Deri më tani, Fatbardh Kadilli ka shprehur publikisht se dëshiron të jetë kryetar i PD-së. Në rrjetet sociale ai ka nisur fushatën duke postuar video me mesazhe për demokratët. Situata brenda PD nuk duket fort e qetë, por pritet në orët në vijim të mësohet se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të mbyllet me një vendim!

*Tiranapost.al.