Politikë

Mbyllet protesta, Basha për reformën zgjedhore: 17 maji me Ramën hodhi në erë besimin

Mbyllet protesta, Basha për reformën zgjedhore: 17 maji me Ramën

Sërish Lulzim Basha refuzon të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore. Në mbyllje të protestës ai firmosi peticionin e artistëve për Teatrin e ri që të ndërtohet siç ishte dhe nënkuptoi para gazetarëve se nuk tërhiqet nga bojkotoi te Reforma Zgjedhore, edhe pse ambasadorja amerikane bën thirrje për shpejtim dhe futjen e reformës për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se 17 maji dëshmoi se Rama hodhi në erë besimin. ( 17 maji i shembjes së Teatrit apo marrëveshja e daljes nga çadra ku edhe këtu flitet se Teatri ishte pjesë e marrëveshjes)?

Basha tha: 

'PD dhe opozita kanë treguar vullnt për reformën se duam që një orë e më parë shqitparët ti kthehen kutive të votimit, ajo që ndodhi me 17 maj hodhi në erë besimin, Opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne do jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi. Për maxhoritar të pastër. Për kufizim të mandateve të deputeteve, të kryeministrit, Por asgjë s’do të ketë kuptim që në krye të jetë kjo qeveri hajdute. 

A ka pasur propozim nga amerikanët për sistem zgjedhor?

Basha: Nuk kam parë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.

Flitet për modelin danez?

Basha: Jua dhashë përgjigjen.