Politikë

Mbyllja e TikTok dhe Snapchat, Rama: Nuk është zgjidhje e problemeve, por ngushton hapësirën që nxit dhunë

Mbyllja e TikTok dhe Snapchat, Rama: Nuk është zgjidhje e problemeve,

Kryeministri Edi Rama gjatë konsultimti publik me prindër, mësues për mbylljen e aplikacioneve Tiktok dhe SnapChat, u shpreh se nuk është zgjidhje e problemit, por ngushton hapësirën që nxit dhunë.

Kryeministri njoftoi se do të implementohen kamera që do të mbikëqyrim procesin mësimor dhe ambientet shkollore.

Rama tha gjithashtu se do vendoset në të gjitha hyrje-daljet e shkollave kontrolluesi dixhital i cili sinjalizon praninë e mjeteve metalike dhe telefonave në çantat ose veshjet e nxënësve.

“Tani duhet të jemi shumë të qartë dhe shumë të vërtetë me njëri-tjetrin, që ky problem është më i gjerë sesa kaq. Nuk është thjeshtë çfarë ndodh brenda mureve të shkollës.

Por këtë s’është se e kemi shumë në dorë dhe nuk e di se çfarë ilaçi ka.

Thënë të gjitha këto sigurisht që ideja për të ndaluar TikTokun dhe/ose SnapChat si dy platforma që janë problematike, – të gjitha platformat janë problematike në fakt, por këto dyja janë problematike për arsye specifike – është një ide që ne e kemi diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduam që ta shtrojmë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi.

Kështu që, duke i thënë të gjitha këto dhe duke qenë shumë i dëshiruar për të dëgjuar edhe komentet tuaja, ju falënderoj dhe një herë për praninë dhe për durimin. Dhe fjala është për këdo prej jush që dëshiron të thotë mendimet dhe plus mundësisht dhe sugjerimet përkatëse sepse të gjithë mësuesit apo prindërit kanë këndet e tyre dhe kur mësuesit janë dhe prindër e shohin nga të dyja anët subjektin për të cilin ne jemi të interesuar më shumë se për çdo gjë tjetër, që janë fëmijët”, tha Rama.