Politikë

Me Bashën na bashkon largimi i Ramës. Sipas Kryemadhit deri tani s’ka marrëveshje për Opozitë të bashkuar

Me Bashën na bashkon largimi i Ramës. Sipas Kryemadhit deri tani

Në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI do të jenë me lista të ndara. Kryetarja e LSI-së thotë se me Bashën dhe opozitën i bashkon largimi i kryeministrit Rama. Por konkretisht, nëse ka një marrëveshje mes PD dhe LSI në lidhje me zgjedhjet, si PD me partitë aleate, zonja Kryemadhi lë të nënkuptojë se deri më tani nuk ka: Jemi në kontakt.

Basha në bisedime me aleatë, me ju ka marrëveshje?

Ne jemi në kontakt me PD, është zoti Vasili kryesori që ndjek procesin e marrëdhënieve me opozitën. Unë jam e detyruar të lëviz nga veriu në jug e të kem takime të pafundme. Jam takuar me Bashën para disa kohësh, tashmë pika jonë e përbahskët është largimi i Ramës.

Pse s’ka ende marrëveshje?

Kemi një marrëveshje LSI-PD është marrëveshja e 23 prillit 2019, për zgjedhjet e 25 prillit Basha është në përfundim të akordimeve me 5 partitë aleate të PD, si PR.

Pjesë nga intervista e Kryemadhit:

Do jeni në koalicion me PD në zgjedhje?

Kryemadhi: Jemi në koalicion me gjithë partitë opozitare, por më e rëndësishme se për të qenë parti politike, jemi në kalicion me shqiptarët që do votojnë me 25 prill për të ardhmen e mirëqenien tyre. Pika jonë e përbashkët është largimi i Ramës. Kemi taksën e sheshtë të përbashkët, do biem dakord.

Jeni aktualisht në koalicion, por keni një program më vete, lista më vete, në zgjedhje bashkë apo LSI vetëm? Fushatë në emër të LSI apo të opzitës së bashkuar? Pse kaq vonë?

Kryemadhi: Kjo ka të bëjë me këndvështrime të ndryshme, nuk është vonë as herët, kushtet e pandemisë e kanë ndaluar fushatën elektorale mediatike, kjo s'do të thotë se strukturat politike janë në terren. Për listat, sigurisht që kjo gjë është mëse e qartë pavarësisht se disa media investohen ta relativizojnë. Nëse një listë e vetme i jep fitore maksimale opozitës, mendoni se Rama do krijonte konflikt me sekretarin amerikan të shtetit, do shkelte kushtetutën? Me gjithë komisionin europian? Nese do krijonte një konflikt të madh për të favorizuar opozitën kjo është shashkë për të larguar vëmendjen nga varfëria nga keqmenaxhimi i pandemisë. Koalicioni me fuqinë e dy listave sigurisht që në kutinë e votimit do ketë më shumë vota.

-Basha në bisedime me aleatë, me ju ka marrëveshje?

Ne jemi ne kontakt me PD, është zoti Vasili kryesori që ndjek procesin e marrëdhënieve me opozitën. Unë jam e detyruar të lëviz nga veriu në jug e te kem takime të pafundme. Jam takuar me Bashën para disa kohësh, tashmë pika jonë e përbashkët është largimi i Ramës.

Pse ska ende marrëveshje?

Kemi një marrëvshje LSI-PD është marrveshja e 23 prillit 2019, për zgjedhjet e 25 prillit Basha është në përfundim të akordimeve me 5 partitë aleate të PD, si PR.

A ka pikë ku nuk bini dakord?

Vetëm një pikë është eshte e pakapërcyeshme: Largimi i Ramës.

Basha do jetë kandidat për kryeministër i opozitës së bashkuar?

Basha e ka deklaruar shumë muaj pas meje, e kam thënë më para, ajo që them nuk kam shenjë kompleksi për sa i përket qevrisë së ardhshme, ka rëndësi tu krijojmë shqiptarëve mundësinë për referendum popullor kundër qeverisë, për ministrat, etj do jenë shqiptarët që do zgjedhin. Do jem e hapur s'ka pse. Meqe PD do ketë më shumë kandidatë të punohet për njerëzit.

Ju nuk aspironi

Mendoj se çdo aspiratë e Kryemadhit s'ka të bëjë me karrigen e pushtetarëve, se Kryemadhi që kur ishte anetare e lëvizjes rinore, anëtare e PS deri më sot, nuk ka pasur asnjë post dhe s'kam pasur këtë qëllim.

Jeni më shumë se në një qark në listë, po për Tiranën?

Do kandidoj në Fier dhe Elbasan, por kodi që Rama mendoi se do i prishte punë opozitës e favorizon LSI. Ndoshta kandidoj dhe në Tiranë dhe Durrës. Do ishte interesante.

*Tiranapost.al.