Politikë

Më sulmuan pse bëmë me shtëpi një vejushë, këta që jetojnë në vila që kushtojnë miliona

Më sulmuan pse bëmë me shtëpi një vejushë,

Kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj i ftuar në emisionin "Ilva Now", i është përgjigjur akuzave se janë rindërtuar më shumë shtëpi nga sa ishin shkatërruar nga tërmeti:

"Nga vilat e tyre si Basha, si pronarët e mediave dhe lapsarakët nuk kanë parë gjë. Por, jashtë këtij gardhi në rast se ne kemi bërë edhe një shtëpi për vejushën, ose për dikë që është i varfër dhe nga 25 kam thënë do bëjmë 26 shtëpi, atëherë jam krenar se jemi dhe në muaj të shenjtë. Nëse them se kemi ndërtuar një shtëpi më shumë për një nevojtar, çfarë sulm është ky? Jam fajtor nëse paskam bërë më shumë shtëpi për nevojtarët nga sa prishi tërmeti."- ka thënë Veliaj për gazetaren Ilva Tare.

tiranapost.al