Politikë

Media greke detaje për darkën e Ramës me Mitsotakis: Më në fund dakordësi për të zgjidhur ‘Detin’

Media greke detaje për darkën e Ramës me Mitsotakis: Më

Nuk është folur konkretisht për çështjen e detit, por kryeministri Rama dhe homologu i tij grek kanë rënë dakord që të punojnë për të zgjidhur këtë çështje të lënë pezull. "Më në fund' shkruan media greke Protagon sot, që ka treguar konkretisht se për çfarë kanë biseduar mbrëmë dy kryeministrat ku menuja kryesore ishte 'Deti'.

-Ata diskutuan rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, për të cilat Mitsotakis ka thënë se Greqia e ka mbështetur gjithmonë vendin tonë. Për intengrimin ai ka thënë se duhen respektuar kushtëzimet relative të vendosura nga Këshilli Evropian.

-Një çështje në të cilën janë ndaluar pak më shumë dy kryeministrat ka qenë pakica kombëtare greke në Shqipëri. Kryeministri grek ka thënë se kjo duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Media greke detaje për darkën e Ramës me Mitsotakis: Më

Të dy shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer e të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe bashkëpunimin në NATO.

Për çështjen e detit, Protagon shkruan:

Më në fund, Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama ranë dakord të punojnë së bashku, në mënyrë që së shpejti të dy vendet të mund të zgjidhin çështjet që kanë mbetur pezull në të kaluarën në kontekstin dypalësh dhe të lëshojnë dinamikën e madhe që marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve mund të krijojnë.

Siç dihet, një nga "çështjet në pritje" është caktimi i kufijve të EEZ midis Greqisë dhe Shqipërisë, diçka që u ra dakord në 2009, por u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Tiranës. Kohët e fundit dhe pas marrëveshjeve përkatëse të Athinës me Romën dhe me Kajron, Nikos Dendias u ndal tek caktimi i zonës së EEZ me Shqipërinë, ku pretendohet nga Greqia të zgjerohet me 12 milje. Kjo deklaratë shkaktoi polemika të mëdha në Shqipëri por dhe në Greqi, ndërsa kryeministri Rama garantoi se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se negociatat u ndërprenë nga ndryshimi i qeverive në Greqi. Çështja e detit, tashmë është futur në axhendë!  

Linku origjinal: https://www.protagon.gr/epikairotita/deipno-mitsotaki-kai-enti-rama-gia-tis-sxeseis-elladas-kai-alvanias-44342121517