Meloni në Tiranë: Të përshpejtohet procedura për integrimin e vendeve të Ballkanit

E Martë 6 Dhjetor 2022, 11:28
TiranaPost
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pas takimit me Kryeministrin Rama ka thënë se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.
27 liderë evropianë kan mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në Samit.
"Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia", tha Meloni.