Politikë

Merkel do të përballet me Drejtësinë në Gjermani

Merkel do të përballet me Drejtësinë në Gjermani

Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani ka vendosur kundër ish-kancelares Angela Merkel pasi Partia e ekstremit të djathtë (AfD) e paditi atë për komentet që Merkel ka bërë për zgjedhjet në vitin 2020.

Teksa ishte në një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, Merkel bëri komente për partinë kundërshtare duke thënë se kryeministri i zgjedhur për landin e Turingisë nuk duhej të pranonte zgjedhjet.

AfD e quajti atë një sulm të drejtpërdrejtë dhe tha se ishte jokushtetuese që një kancelar të thoshte gjëra të tilla për një parti tjetër nën flamurin e një vizite zyrtare shtetërore.

Incidenti daton në fillim të vitit 2020 kur, për herë të parë që nga themelimi i partisë në vitin 2013, një udhëheqës i shtetit gjerman u zgjodh për shkak të votave nga AfD.