Politikë

Basha reagon për vendimin e shkollave: Rama nuk ka asnjë plan. Dje tha s’do ketë mbyllje dhe sot u njoftua mbyllja e pjesshme

Basha reagon për vendimin e shkollave: Rama nuk ka asnjë plan. Dje tha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit për mbylljen e pjesshme të shkollave.

Përmes një postimi në Twitter Basha akuzon kryeministrin Rama se ka humbur kontrollin e pandemisë, ndërsa shton se nuk ka asnjë plan për tu përballur me këtë situatë.

 “Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse "fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus". Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë.

Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!”, shkruan Basha.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi mësimin e alternuar nga 1 dhjetori për gjithë shkollat dhe nivelet. Sipas këtij propozimi të ministres, Ministria e Arsimit vendos që mësimi të zhvillohet online dhe në formën klasike, pra në klasa.